Tiranë – Kryetari i Bashkisë Rama prezanton adresarin e ri

Duke qenë se Tirana gjatë zhvillimeve të këtyre viteve ka humbur strukturën e mëparshme të qytetit pa u sistemuar në një adresar të ri, Kryebashkiaku Edi Rama në prezantimin e adresarit të ri tha se me këtë proces, të nisur prej vitesh janë identifikuar tashmë të gjitha rrugëtt, vendbanimet e banorëve dhe të institucioneve. “Në këtë adresar të ri janë 1300 rrugë të identifikuara, për të cilat kemi bashkëpunuar me Akademinë e Shkencave, mëe qëllim që çdo rrugë ta emërtonim duke ruajtur kriterin historik, traditën dhe po ashtu edhe për ta përditësuar me përpjekjen tonë për ta pasuruar fondin e emërtimit të rrugëve me një gamë të re”, tha kryebashkiaku në prezantimin e adresarit. Sipas Ramës, pas 1300 rrugëve, janë numërtuar plot 65 mijë ndërtesa, një punë e kryer jo vetëm në zyrat e Bashkisë por e vëzhguar në terren, në të gjithë sipërfaqen e kryeqytetit, si dhe janë hedhur në hartën e kryeqytetit 158 mijë hyrje banesash, si ato kolektive, edhe ato private, përfshirë edhe çdo njësi tregtare. Kryebashkiaku Rama, evidentoi se adresari si një sistem të dhënash i nevojshëm për qyteraët jep numrin identifikues për çdo banesë, me emrin e çdo qytetari, me adresën me emrin e rrugës, numrin e ndërtesës, lidhjen e tij me zyrën postare. Ai shërben edhe si një sistem, hartë me vendodhjen e çdo njësie banimi, është sinjalistika e nevojshme e shtrirjes së vendbanimeve të qytetarëve, që përmbledh tabelat me emrat e rrugëve, numrat e banesave të çdo enti përkatës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, theksoi punën që po vijon për përmbylljen e këtij procesi në fillim të vitit 2011. Ai bëri të ditur se tashmë, ka nisur puna për vendosjen e numrave të apartamenteve dhe godinave, një avantazh ky i madh që çdo qytetar apo ent përkatës ta gjejë tjesh vendin që kërkon në adresar.