Tiranë – Kryepeshkopi Anastas Janullatos uron pashkët ortodokse

Ndërsa Besimtarët ortodoksë do të kremtojnë në mesnatë ringjalljen e Krishtit, Kryepeshkopi Janullatos u drejtohet atyre me një mesazh paqeje dhe dashurie. “Motra dhe vëllezër, gjatë këtyre ditëve le të gëzojmë lirinë nga cdo lloj frike duke thelluar besimin dhe dashurinë tonë për Krishtin zotin e jetës sonë që mundi vdekjen. Le tua bëjmë të ditur motrave dhe vëllezërve se Krishti u ngjall”. Festimet për Pashkët ortodokse nisën dje në Tiranë me procesionin e së Premtes së Zezë, që njihet si dita e kryqëzimit të Krishtit, për t’u ringjallur pas tre ditësh. Pashkë do të thotë flijim dhe kjo festë e ka zanafillën në vitin 1513 p.e.s kur populli i Izraelit u çlirua nga skllavëria egjiptiane dhe kaloi detin e kuq me anë të një mrekullie nga Zoti, siç tregohet nga Bibla. Për hir të kësaj mrekullie, Perëndia i urdhëroi të festonin 14 nisanin, si dita kur u larguan nga Egjipti më një dorë të fuqishme që kjo ditë të kujtohej brez pas brezi. Izraelitët atë ditë hanin bukë pa maja dhe pinin verë e bënin flijime. Zakonet e vezëve dhe të lepujve janë pagane.

Advertisement