Tiranë – Kryeparlamentarja Topalli takohet me të rinjtë për liberalizimin e vizave

Tuesday, December 9, 2025

Duke e cilësuar këtë si një vendim historik dhe një dimension të ri për rininë, zonja Topalli tha se udhëtimi pa viza në zonën Shengen për të rinjtë shqiptarë do të thotë më shumë liri dhe dinjitet. Në takimin me gjimnazistët e Tiranës, Zonja Topalli veçoi si shumë të rëndësishme mundësinë që lëvizja e lirë i jep cdo të riu për të zgjedhur vendin europian ku ai do të dojë të studiojë. Kryetarja e Kuvendit nxiti të rinjtë të pajisen me pasaporta biometrike, pasi ai është i vetmi mjet që mundëson lëvizjen pa viza në zonën Shengen në një afat 90 ditor brenda 6 muajve. Zonja Topalli shprehu bindjen e thellë se jo vetëm të rinjtë, por të gjithë shqiptarët do të respektojnë rregullat dhe do t’i përgjigjen me dinjitet besimit të treguar nga vendet europiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -