Tiranë – Kryeministri vizitë në Itali, publikohet axhenda

Në ditën e parë të kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të jetë i ftuar i nderit në Forumin Ekonomik “Italy and South Eastern Investment Forum” i cili zhvillohet në Verona. Ky është një aktivitet në të cilin Kryeministri Berisha do të mbajë një fjalë përshëndetëse dhe gjatë të cilit do të takohet me Ministrin e Ekonomisë të Italisë, zotin Scajola si dhe me përfaqësues të grupeve të biznesit pjesëmarrëse në këtë forum. Në ditën e dytë të vizitës së tij në Itali, Kryeministri Berisha do të zhvillojë takim me Presidentin e Dhomës së deputetëve të Italisë, zotin Gianfranco Fini në pallatin Montecitorio. Berisha më pas do t’i drejtohet Pallatit Chigi, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare dhe takimi me Kryeministrin e Italisë, zotin Silvio Berlusconi. Gjatë këtij takimi do të nënshkruhet nga dy homologët dhe Dokumenti i Partneritetit Strategjik. Në fund të vizitës së tij zyrtare në Itali, Kryeministri Berisha do të pritet në takim në Campidoglio nga Kryetari i Bashkisë së Romës, zoti Gianni Alemano. Ndërsa të shtunën, Berisha pritet të jetë në Tiranë, pasi në orën 11.00 ai është i ftuar në tryezën e organizuar nga kryetari i shtetit.

Advertisement