Tiranë – Kryeministri, mbledhje urgjente të qeverisë

Ndërkaq, nga Presidenca bëhet me dijeni se kreu i shtetit, Bamir Topi do të ndërmarrë sot një inspektim në zonat e përmbytura në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës. Ditën e djeshme, ka qenë kryeministri Berisha së bashku me kryeparlamentarem Topalli të cilët kanë ndërmarrë një inspektim në veri të vendit. Kryeministri shprehu angazhimin e qeverisë për marrjen e masave me qëllim përballimin e situatës, gjë që pritet ta deklarojë edhe ditën e sotme gjatë mbledhjes së qeverisë. Por ai gjithashtu i ka ndërgjegjësuar banorët dhe pushtetarët lokalë të Dajçit se situata është mjaft e rrezikshme dhe se vendi gjendet në prag katastrofe ndaj u ka bërë thirrje atyre që të evakuohen sa më parë në zona të sigurta.

Advertisement