Tiranë – Kryeministri grek Karamanlis viziton sot Tiranën

Bëhet e ditur se mbërritja e tij në aeroportin e Rinasit do të bëhet në mesditë, ku do të pritet nga vetë kryeministri Berisha, me të cilin është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp. Pas takimit me të, janë parashikuar takime edhe me ministrin e Jashtëm, Lulëzim Basha, për firmosjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit. Karamanlis ka parashikuar edhe takime me kreun Bashkisë së Tiranës, si edhe kryeparlamentaren Jozefina Topallin. Pasdite, ai ka parashikuar një vizitë edhe në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ku ka parashikuar një takim me kryepeshkopin Janullatos. Ndërkaq shoqata “Çamëria” ka organizuar në sheshin “Skënderbej” një protestë paqësore, përpara vizitës së kreut të qeverisë në Tiranë. Protestuesit çamë i kërkuan kryeministrit grek që të mendojë edhe për t’i dhënë një zgjidhje çështjes çame.

Advertisement