Tiranë | Kryeministri Berisha: zgjedhja e presidentit të përfshijë edhe opozitën

Friday, December 19, 2025

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha, duke iu referuar çështjes së zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, vlerësoi se procesi duhet të jetë i negociueshëm dhe duhet të përfshijë edhe opozitën. Duke theksuar se negociatat për Presidentin e ri do të zhvillohen vetëm në Parlament, Berisha u shpreh i hapur për të pranuar kandidaturat e opozitës, me kushtin e vetëm që ato të mos jenë politike. Berisha theksoi se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Duke bërë një rezyme të marrëveshjeve të së kaluarës me liderët e së majtës, Kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën. “Do bëhen negociata të ndershme, duke e përfshirë edhe opozitën. Këto negociata, janë dëshmi dhe detyrim politik për qytetarët. Kjo maxhorancë i ka të gjitha mundësitë të bëjë këtë vend me President. Zgjedhja e Presidentit është proces i negociueshëm me të gjitha palët politike. Me drejtuesit kryesorë të PS kam dy praktika. Me Nanon kam bërë disa marrëveshje direkte, të firmosura dhe të mbajtura. Me Ramën kam patur bashkëpunim para 2009, jo në tryezë si më parë, por përmes ekipeve. Tentativa me Ramën ishte dështim, por i qëndroj tezës për negociata. Negociatat duhet të fillojnë në selinë e Parlamentit”, tha Kryeministri Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -