Tiranë | Kryeministri Berisha: zgjedhja e Presidentit në përputhje me Kushtetutën

alt

Gjatë takimit me z. Sannino, i cili shoqërohej edhe nga Kreu i Delegacionit të BE-së Ambasadori, Ettore Sequi, Kryeministri Berisha vlerësoi angazhimin e Komisionit dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në ndihmën që i jep Shqipërisë për çuarjen përpara të reformave të nevojshme për integrimin evropian. Në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, Kryeministri Berisha theksoi se, në respekt të angazhimit të tij të bërë publik prej kohësh, procesi që po zhvillohet është në përputhje të plotë me gërmën dhe frymën e Kushtetutës, i bazuar në negociata dhe konsultime. Kreu i Qeverisë shprehu besimin se procesi që po zhvillohet në Parlament dhe kandidatura e ofruar nga mazhoranca, përmbush më së miri kushtet dhe kriteret që ky proces të përmbyllet me zgjedhjen e një Presidenti të Republikës, që siguron konsensus dhe mbështetje të gjerë të forcave politike dhe opinionit publik.