Berisha ka vlerësuar qëndrimin e Ramës për raportin por nga ana tjetër ai ka kërkuar që lideri i opozitës ta lexojë progres raportin në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin prej tij. “U ndjeva i kënaqur kur zoti Edi Rama vlerësoi raportin por i bëj thirrje atij që të autorizojë partinë të hyjë në kuvend. I garantoj atij se do të miratoj me konsensus propozimet që kanë të bëjnë me sugjerimet e raportit të OSBE/ODIHR”, tha Berisha. Më pas kryeministri ka vlerësuar rolin e opozitës duke e cilësuar kontribut të çmuar, por sipas tij është në të kundërtën e interesit të saj, bojkoti që i bën parlamentit, për të bllokuar procesin e liberalizimit të vizave të shqiptarëve. Berisha ka garantuar se kjo gjë s’do të ndodhë por do të dëmtojë moralin e PS. “Kjo sdo ndodhë por është në dëm moral të PS. Unë i bëj thirrje zotit Rama të shqyrtojë në përputhje me raportin vendimin e tij dhe të PS ndaj parlamentit”, ka ripërsëritur thirrjen kryeministri Berisha.