Tiranë – Kryeministri Berisha takohet me Drejtorin e Përgjithshëm të SOCA

Kryeministri falënderoi SOCA-n për ndihmën që i është dhënë policisë shqiptare ndër vite. Ai theksoi se lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar është një prioritet parësor i qeverisë dhe se kjo platformë ka dhënë rezultate të shkëlqyera. “Janë qindra grupe kriminale të shkatërruara dhe mbi 1000 persona të arrestuar. Niveli i përgjithshëm i krimit në Shqipëri është më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian. Për shkak të kësaj rënie, ka edhe një ulje drastike të trafikut të drogës”, bëri me dije kryeministri Berisha. “Qeveria shqiptare është e gatshme të nënshkruajë çfarëdo lloj marrëveshjeje me qeverinë britanike, por edhe me qeveritë e tjera, në luftën kundër krimit të organizuar. Juve jeni një aleat i çmuar i Britanisë së Madhe, në luftën kundër krimit të organizuar. Për shkak të goditjes që grupet e krimit të organizuar kanë marrë në Shqipëri, tani shoh një fenomen që elementë të krimit të organizuar, po braktisin Shqipërinë dhe po mundohen të gjejnë strehë në vendet e rajonit. Ne do të kërkojmë që modeli i bashkëpunimit me ju, të shtrihet edhe në shtetet e tjera. Një fushë ku do të kërkoja të rrisnim bashkëpunimin, është ajo në luftën e përbashkët kundër pastrimit të parave dhe sekuestrimin e aseteve të krimit të organizuar. Organet britanike të zbatimit të ligjit, kanë një respekt gjithnjë e në rritje për policinë shqiptare” theksoi Hughes.

Advertisement