Kryeministri Sali Berisha deklaroi se rezultati i Censusit për banesat u fakton shqiptarëve se me sakrificën e madhe dhe forcën e tyre krijuese për të vënë pasurinë më themelore të njeriut, siç është banesa, e kanë vendosur Shqipërinë në grupin e vendeve të zhvilluara, andaj tha ai nuk ka asnjë arsye që Shqipëria të integrohet si streha vorfnore e Evropës, pasi vendi i ka tërë potencialet të integrohet në familjen evropiane si vend i zhvilluar. “Censusi fakton se sot shqiptarët kanë ndërtuar 380 banesa për 1000 banorë”, tha kryeministri, duke krahasuar rezultatet e Censusit të banesave në Shqipëri me disa nga Censuset e vendeve të tjera si Sllovaki me 317 banesa për 1 mijë banorë; Poloni 335 banesa për 1 mijë banorë; Maltë 349 banesa për 1 mijë banorë, që nga sa duket e kanë më të vogël numrin e banesave për frymë të popullsisë se Shqipëria. Kryeministri kujtoi edhe rezultatet e Censusit në Francë ku rezultuan 509 banesa për 1000 banorë apo në Danimarkë 500 banesa për 1 mijë banorë, dy nga vendet më të zhvilluara të BE-së dhe botës. “Kjo përbën një nga arritjet më të mëdha dhe më historike të këtij vendi. Ju pohoj se ky tregues në vitin 2001, ka qenë 225 banesa për 1 mijë banorë dhe po t’u referohemi statistikave të shtëpive të banimit në BE, duke analizuar banesat në këto vende në regjistrimet e viteve ‘80 nuk ka ekzistuar një vend me 225 banesa për 1000 banorë, siç kanë patur shqiptarët 250 banesa për 1000 banorë”, vlerësoi kryeministri. Sipas tij edhe vende të tjera të zhvilluara anëtare të OECD-së ndodhen në hapësirën midis 400-500 banesa për 1 mijë banorë. Sipas Censusit, shqiptarët kanë ndërtuar në 10 vite më shumë se secili nga 25 kombe të tjera në 30 vitet e fundit. “Në rast se në vitin 2001 një banesë u përkiste 8.9 shqiptarëve, në vitin 2010 çdo 2.6 banorë kanë një banesë”, tha kryeministri duke nënvizuar se numri i banesave në total i kalon mbi 1 milion e disa mijë banesa. Në këtë kontekst kryeministri theksoi se kapërcimin e madh shqiptarët e kryesisht nga viti 2005 e këndej, duke nënvizuar se sot mbi 740 familje shqiptare janë pronarë shtëpish. Sipas kryeministri shumica e shtëpive janë ndërtuar me sakrificë, pasi vetëm një përqindje e vogël janë shtëpi luksi. Duke mos lënë mënjanë se ka edhe të pastrehë, kryeministri nënvizoi se rezultati i Censusit flet për një standard të një vendi të zhvilluar, dhe më i lartë se i disa vendeve të OECD-së. Andaj sipas tij, kjo është dëshmi e shpirtit punëtor të shqiptarit dhe e shpirtit të sakrificës.