Tiranë | Kryeministri BErisha: Rama të lërë “fabrikën e trillimit”

Saturday, December 6, 2025

“Kryetari i opozitës ka nisur fushatën elektrorale. E ftoj që në këtë fushatë të lërë mënjanë ‘fabrikën e trillimit’, që ai i thotë ‘fabrika e mendimit’ dhe t’i referohet socialdemokracisë europiane dhe asaj botërore që në arkivat e saj ka padiskutim praktika, projekte e alternativa solide”, tha Kryeministri Berisha para deputetëve të Patisë Demokratike. Berisha u shpeh se Rama paraqiti në shou-n e tij mediatik dhe daljet anësore programin ekonomik, që i referohet në fakt kaosit të vërtetë ekonomik. “Nuk mund të mos shprehim keqardhjen tonë për tezën e tij, kur shprehet se korrupsioni i sotëm është më i madhi i 100 viteve të fundit dhe se mjerimi i sotëm është më i madhi në 100 vitet e fundit”, tha Berisha. Në përgjigje të kësaj, Berisha u shpreh se, Rama përmes kësaj teze synon të fshijë nga memoria kombëtare periudhën më të zezë të historisë së këtij kombi, periudhën e diktaturës, ku me ligj të hekurt e Kushtetutë u paralizua çdo inisiativë e lirë dhe qytetarët u shndërruan më keq se skllevër të sistemit skllavopronar. Sipas z. Berisha, në rast se Rama e përdor 100 vjetorin e Pavarësisë për të çliruar nëpërmjet kësaj akuze regjimin e Enver Hoxhës, kjo përbën një skandal të vërtetë. Ai i rikujtoi Ramës se 11 vitet e qeverisjes socialiste në nivel qendor dhe lokal, sipas institucioneve ndërkombëtare vendosën sistemin e korrupsionit. “Në vitin 2005 Shqipëria renditej në 24 vendet më të korruptura të planetit, sot ajo ka lënë mbrapa 95 vende”, theksoi Berisha. “Banka Botërore, sipas Kryeminsitrit Berisha ka deklaruar se çdo vit nga taksat dhe tatimet përfundonin në kontot bankare të kontrabandistëve 1.4 milionë dollarë. Po ti llogasim, nga viti 2005 janë arkëtuar në buxhet rreth 8.3 milionë dollarë më shumë. Kjo tregon se ka një luftë solide dhe rezultate konkrete kundër korrupsonit”, deklaroi Berisha. Kryeministri Berisha komentoi edhe tenderat e fundit të zhvilluar nga qeveria për privatizimin e Albpetrolit si dhe mos ofrimin e asnjë oferte për privatizimin e katër HEC-eve më 13 shtator. Në këtë drejtim, ai njoftoi edhe datën 25 nëntor, si dita kur do të zhvillohet tenderi për shitjen e këtyre HEC-ve. Sa i takon Albpetrolit, kreu i qeverisë tha se, nëse ka një rrugë për t’u mbrojtur nga kriza është privatizmi i ekonomisë, rrugë e cila rrit efiçencën e menaxhimit dhe konkurueshmërinë. Sipas tij, në tender u ofruan kompani prestigjoze nga e gjithë bota. “Ofertë bombastike. Kompani nga më seriozet u paraqitën në tender, të cilat kanë një traditë në naftë dhe sektorë të tjerë të fuqishëm. Pjesëmarrja e tyre në tender është vlerësim dhe besim tek koncensioni i hapur. Ne kemi një konsulent që në fushën e vetë është një nga firmat më të fuqishme të botës, e cila po punon non stop për avancimin e procesit, proces që ecën në përputhje me ligjin e koncensioneve dhe të ofertës. Eshtë kompleks, por të dhënat paraprake janë qartësisht pozitive”, deklaroi Berisha. “Prisja që kreu i PS-së të falënderonte pjesëmarrësit dhe të shprehej se kishte besim për një përfundim me sukses të procesit”, shtoi më tej Kryeministri. Duke e cilësuar si unike deklaratën e Ramës “se nuk ka vend në botë që shet të drejtën e shfrytëzimit”, Berisha tha se, në një linjë me Ramën qëndron vetëm Hugo Chavez. Ai vlerësoi se, deklarata e Ramës është në vazhdën e deklaratave kundër të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me sektorin privat deri sot. Kreu i qeverisë komentoi edhe deklaratën e Ramës se “ekonomia po përballet me rrënim”. Sipas Berishës, kriza globale ishte shumë e rëndë, por ekonomia shqiptare nuk ka rënë në krizë. Këtë sipas tij, e pohon çdo institucion financiar ndërkombëtar.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -