Tiranë | Kryeministri Berisha: Rama në panik total

alt

Kryeministri Sali Berisha rikonfirmoi vullnetin e mazhorancës për të vijuar me reformat në të gjithë sektorët e zhvillimit të vendit, pasi kjo sipas tij, do të përbënte dhe bazën për një mandat të tretë qeverisës. “Ne nuk duhet të përfitojmë nga paniku i kundërshtarit, por duhet të vazhdojmë përpjekjet me vendosmërinë më të madhe për reformat në të gjithë sektorët”, deklaroi Berisha në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. “Makineria e reformave, tha ai, të mos njohë të ndalur për shkak të fushatës elektorale dhe ato do të vazhdojnë si i kemi nisur, në të gjitha fushat. Jam i bindur se po hidhen bazat më të shkëlqyera e solide për të pasur mandatin e tretë, mandatin e Shqipërisë së zhvilluar europiane dhe mandatin e suksesit më të madh në historinë e PD-së”. Kryeministri theksoi se detyra kryesore gjatë muajve në vijim është përgatitja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nga ana tjetër nënvizoi ai konstatoj se “zoti Rama po përgatit justifikimin e humbjes së radhës”. “Dy muaj më parë Rama u ra sirenave, brenda dhe jashtë vendit, duke u thënë shqiptarëve dhe të huajve se “Berisha po merr mandate”, kërkoi komision hetimor për projektin që e bllokoi në KQZ, kërkoi shkarkimin e Nokës, mblodhi të gjithë përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe pas dy muajsh, tani që sheh se “deputetin e Beratit” mund ta marrë LSI, sërish thotë “të kthehemi tek varianti i parë”. Çfarë është kjo? Ai po përgatit post 23 qershorin. Ju se “poll’-et” e nxjerrin përtokë dhe janë “polle” të bërë nga krahu i tyre, jo i yni. Por, për t’i dalë para shpalli se do të marrë 72 deputetë dhe hoqi Dashamir Pezën e mori Alfred Pezën”, deklaroi Berisha. Megjithë këtë kaos në qëndrimet e Ramës, vijoi ai, ne do të ecim me procesin e integrimit të vendosur dhe do të bëjmë gjithshka në funksion të tij.

Advertisement