Tiranë | Kryeministri Berisha: privatizimi, rruga më e mirë kundër korrupsionit

KM Berisha

Duke folur mbi privatizimin e Albpetrolit, Kryeministri u shpreh se kjo do të rrisë efiçencën e përdorimit të burimeve energjetike dhe do t’i japë fund problemeve të hidrokarbureve. Sipas Kryeministrit, privatizimi është rruga më e sigurtë për të goditur korrupsionin. “Me privatizimin e Alpetrol qeveria shqiptare synon të valorizojë apo të rrisë eficencën në maksimum të përdorimit të burimeve energjetike. E vërteta është se zhvillimet e 5- 6 vjetëve të fundit në fushën e hidrokarbureve kanë dëshmuar se Shqipëria është një vend i lakmueshëm në këtë fushë dhe se ajo, sipas studimeve dhe kërkimeve universale, disponon fushën e naftës më të madhe në Europë, që është fusha e Patoz-Marinzës. Kjo fushë, ku operon Bankers Petrolium, përllogarit të ketë 6 miliardë fuçi naftë bruto, që me metoda parësore ose dytësore, nxjerr deri në 50 milionë ton”, tha Berisha, i cili bëri të ditur se të dhëna optimiste ekzistojnë në zonat e tjera, në Delvinë, në Jon, Adriatik, Rrëzë Shpiragut, por ka interes dhe për Alpet dhe zonën e Veriut. Kreu i Ekzekutivit tha se opozita kundërshtoi p/ligjin pa asnjë argument në Parlament, ndërkohë theksoi se privatizimi do të luftojë korrupsionin. “Opozita kundërshtoi ligjin pa asnjë argument në Parlament. Nuk duan t’ia dinë marrëveshjeve që kanë firmosur, por votojnë kundra marrëveshjeve që i kanë firmosur vetë. Por, kjo nuk ndalon qeverinë të procedojë me privatizimin e plotë dhe të rrisë eficencën e administrimit të tyre”, tha Berisha.

Advertisement