Tiranë | Kryeministri Berisha: privatizimet synojnë shfrytëzim eficent të pasurive

Duke iu referuar rastit konkret, Kryeministri theksoi se”ky privatizim synon para së gjithash dhe mbi të gjitha rritjen, e eficencës eksploruese të vendit duke e koncesionuar këtë në një kompani private.” Kryeministri ritheksoi se qeveria ka si qëllim shfrytëzimin e potencilaleve të vendit, në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë. “Në të gjithë këtë proces ka një qëllim madhor, pasuritë e fjetura të nëntokës të shndërrohen në vlera monetare dhe punësimi për qytetarët shqiptarë.” u shpreh kryeministri. Në këtë kontekst, Kryeministri qartësoi për qytetarët se privatizimet nuk synojnë tjetër veçse shfrytëzimin sa më eficent të pasurive, në mënyrë që ti kthejë në vlera reale për ta “Unë i garantoj qytetarët shqiptarë se e tëra do të kthehen në mirësi për ta dhe kur the mirësi nuk kam parasysh një fjalë të ëmbël pa substancë, por kam parasysh rrugë, shkolla për fëmijët e tyre, ujësjellës, kanalizime, kam parasysh kanale vaditëse, kam parasysh mbështetje të fuqishme për fermerët shqiptarë, të cilët po rrisin çdo vit në mënyrën më të admirueshme prodhimin e vendit. E tëra do të përdoret për qytetarët në të katër anët e vendit dhe natyrisht kjo është një lajm i mirë për çdo qytetar shqiptar.”, u shpreh kryeministri.