Tiranë | Kryeministri Berisha pezullon Komandantin e Gardës, akuzon kryeprokuroren Rama për zhdukje provash

erla-mehilli-kryeministri

“Kryeministri ka kërkuar që ditën e parë hetim të plotë për marrjen e pushtetit me dhunë, më 21 janar si dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve të protestës së dhunshme të 21 janarit. Kryeministri në respektim të ligjit dhe drejtësisë së plotë ka vendosur pezullimin nga detyra të komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe emëron në vendin e tij nënkolonel Artan Hoxha. Ndonëse që në fillim Kryeministri ka akuzuar kryeprokuroren si organizatore të 21 janarit ai ka besim të plotë në drejtësi”, u shpreh Mëhilli. Sakaq ajo shtoi se duke mbështetur plotësisht mbrojtjen e institucioneve të vendit, Kryeministri qëndron i vendosur për zbardhjen e plotë të rrethanave ku mbetën të vrarë dhe u plagosën dhjetëra policë. Sipas saj, Kryeministri duke garantuar qytetarët për respektimin e plotë të pavarësisë së gjyqësorit, informon qytetarët se Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama nuk ka marrë asnjë masë, por në Prokurori janë zhdukur dhe prishur provat që ndihmonin për zbardhjen e 21 janarit, duke shtuar se që në fillim kryeprokurorja ka bashkëpunuar me kreun e Partisë Socialiste. “Gjatë 1 viti e deri më sot nuk ka asnjë përgjegjës për këtë ngjarje, nuk ka asnjë provë për ata që me gurë, hunj dhe bomba molotov sulmuan e plagosën para Kryeministrisë si dhe sulmuan derën e Kryeministrisë. Me qëndrimin e saj pas sulmit të dhunshëm prej 5 orësh, Ina Rama tregoi se ajo vetë ishte element thelbësor në ngjarjen e 21 janarit 2011” shprehet Mëhilli. Në mbyllje të fjalës së saj, zëdhënësja e kryeministrit Berisha garantoi se Kreu i Qeverisë do bëjë gjithçka që përgjegjësit dhe ata që u lëshuan mbi Gardën e Republikës, për të përmbysur pushtetin legjitim të vendit do të marrin ndëshkimin e merituar pasi siç tha ajo drejtësisnë 21 janari kurrë nuk do e harrojë.

Advertisement