Shqipëri – Moti sot, 2 Korrik 2010

Në mesditë pritet shtimi i vranësirave dhe për pasojë shira të dendur do të ketë në pjesën më të madhe të vendit përjashtim bëjnë zonat bregdetare ku shirat do të jenë me intensitet më të ulët. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira lokale në Ultësirën Perëndimore ndërsa zonat malore do të mbeten me shira të dendur. Mbrëmja dhe nata do të largojë shirat gradualisht nga i gjithë territori shqiptar. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes por mesdita do të sjellë rënie me 2 gradë të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 32 km/h dhe drejtim jugor-jugperëndimor ndërsa deti do të gjenerojë dallge deri në 2 ballë.

Advertisement