Tiranë | Kryeministri Berisha organizon pritje me përfaqësues të mediave

alt

Në takimin e zhvilluar me përfaqësues të mediave në Pallatin e Brigadave, kreu i mazhorancës ka theksuar se rëndësia e mediave është e pazëvendësueshme në një shoqëri të lirë. “Roli i mediave në këtë vend, që me gjithë vështirësitë që njohim, ka nxjerrë Shqipërinë nga censura është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Ju garantoj se të do bëjmë gjithçka në mënyrë që fjala juaj të dëgjohet gjithnjë e më shumë dhe liria e fjalës të mund të konsolidohet si liri e pacenueshme në këtë vend”, tha Berisha. Ai ka vlerësuar si arritje që gjatë vitit 2011 nuk ka pasur asnjë proces të zyrtarëve ndaj gazetarëve. “Shpreh kënaqësinë që ky vit nuk ka patur procese ndaj mediave nga administrata shtetërore dhe ju garantoj se nuk do të ketë sa të jetë kjo administratë në drejtimin e kësaj qeverie. Nderim të madh për kontributin tuaj”, tha Berisha.

Advertisement