Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë zyrës së shtypit të kryeministrisë, sipas të cilave Berisha do të pritet nga kreu i shtetit francez në pallatin Elize. Sipas burimeve, presidenti francez do të organizojë gjithashtu për kryeministrin shqiptar një takim me përfaqësuesit e grupeve më të mëdha bankare franceze. Në vijim të vizitës së tij, shtojnë burimet, kryeministri do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm francez, Bernard Kouchner.