Tiranë – Kryeministri Berisha në Bruksel, merr pjesë në samitin e PPE

Në këtë Samit marrin pjesë personalitete të njohura të politikës europiane, kryetarë shtetesh e qeverish si dhe liderë të opozitës së vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së, si dhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy, ai i Komisionit Europian Jose Manuel Barosso si dhe ai i Parlamentit Europian Jerzy Buzek. Samiti, i cili do të drejtohet nga Presidenti i PPE-ve Uilfried Martens i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian. Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha dhe Presidenti i PPE-ve Martens do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Partia Popullore Evropiane aktualisht ka 14 nga 27 liderët e vendeve të Bashkimit Europian si Presidenti i Belgjikës Yves Leterme, Presidenti Francez Nicolas Sarkozy, Kamcelarja e Gjermanisë Angela Merkel, Kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker, Kryeministri i Suedisë Fredrik Reinfeldt, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni, Kryeministri i Lituanisë Valdis Dombrovskis, ai i Rumanisë Emil Boc, i Bullgarisë Boyko Borisov, i Lituanisë Andrius Kubilus dhe Kryeministri i Sllovakisë Iveta Radicova.

Advertisement