Tiranë | Kryeministri Berisha në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, paraqet situatën në vend

alt

Duke folur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Berisha theksoi se marrja e presidencës së KiE-së është një arritje e madhe për vendin. Ai tha se, Shqipëria është vendi ku liria dhe të drejtat janë të garantuara me Kushtetutë, ashtu sikurse respektimi i të drejtave të njeriut, minoriteteve dhe toleranca ndërfetare. Kryeministri Berisha theksoi se përsa i përket situatës ekonomike, Shqipëria është në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Kreu i qverisë deklaroi se ekonomia shqiptare ndonëse përballet me pasojat e krizës europiane e globale, ka ruajtur gjatë këtyre viteve të fundit një rritje të ndjeshme që në 5 vitet e fundit të marra së bashku arrin në rreth 22 përqind ose katër herë më e lartë se sa rritja mesatare e rajonit. “Vendi që dy dekada më parë renditej pas Ugandës e Angolës si vendi më i varfër në botë, sot hyn në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Shqipëria nuk është një vend i zhvilluar, por ka tregues të njëjtë me vendet e zhvilluara përsa i përket vdekshmërisë foshnjore, vdekshmërise amtare e vdekshmërisë në tërësi ashtu edhe për sa i përket aksesit në sistemin arsimor, atë shëndetësor dhe përdorimin e internetit”, vijoi kreu i qeverisë shqiptare, duke shtuar se shqiptarët kanë rritur në dhjetë vitet e fundit shtëpitë e banimit duke tejkaluar edhe 5 vende të BE-së. Kryeministri Sali Berisha duke folur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, bëri edhe një panoramë të situatës politike në vend duke theksuar se pas një bojkoti të gjatë opozita shqiptare ndodhet në parlament dhe së shpejti do të finalizohet edhe reforma zgjedhore. Kreu i qeverisë shqiptare shprehu angazhimin e qeverisë së tij, për procesin e integrimit në BE si projekti më madhor i Shqipërisë “Shqipëria është e angazhuar në procesin e integrimit të saj në BE, si projekti më i mirë për të ardhmen e saj e të qytetarëve shqiptarë. Ne e kemi konsideruar e do vijojmë ta konsiderojmë këtë si njëproces të bazuar tërësisht mbi meritë. Disa probleme të brendshme e ngadalësuan atë për ca kohë, por më së fundi këto probleme po marrin zgjidhjen e tyre dhe vendi do të ecë në mënyrë të pandalshme drejt BE-së”, theksoi Berisha Sipas tij, opozita mendoi se duke bllokuar qeverinë do të merrte kapital në politikë. “Opozita nuk ka qënë më parë në Parlament. Është e vërtetë që pas zgjedhjeve 2009, opozita miratoi një bojkot, për shkak të rezultateve të zgjedhjeve edhe pse vëzhguesit ndërkombëtare përmbushen pjesën më të madhe të standarteve, u desh një farë kohe që opozita shqiptare të kthehet në opozitë proeuropine. Lideri i opozitës kujtoi se duke bojkotuar do rrëzonte qeverinë. Rezoluta e miratuar këtu ishte shumë ndihmuese”, tha Kryeministri Berisha. “Tashmë opozita është në Parlament”, vijoi Berisha, “dhe ne po finalizojmë reformën zgjedhore me shpirt konsensual”. Duke folur për luftën kundër korrupsionit kryeministri Berisha tha se në këtë fushë janë arritur rezultate të rëndësishme. Ndërsa në lidhje me raportin e Dick Martit, kryeministri Berisha theksoi se qeveria është e angazhuar të hetohet çdo akuzë e ngritur në këtë raport.