“Një horr, një bandit e flaku flamurin e kombit si një leckë në rrugë, por polici, siç e pamë të gjithë në pamjet e publikuara, e mori në mbrojtje atë, duke na bërë të gjithëve krenarë”. Me këto fjalë e ka nisur konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, kryeministri Berisha, duke thënë se për flamurin shqiptar kanë luftuar luftëtarë dhe atdhetarë në shekuj, ndaj ai nuk duhet të përdhoset.