Berisha ka theksuar se lufta ndaj korrupsionit duhet të kthehet në motivin e punës së ministrave të cilët duhet të parandalojnë fenomenin e korrupsionit të shtrihet në administratën shtetërore. “Ka fusha ku dominon korrupsioni. U bëj thirrje ministrave që këto fusha t’i kalojmë me një shoshitje dhe procedurat e tyre t’i bëjmë të papërshkueshme nga fenomeni i korrupsionit. Nuk ka gjë më pozitive sesa parandalimi i korrupsionit”, u shpreh Berisha në kuvend. Sipas kryeministrit, duhet bërë e pamundura që qytetari shqiptar të mos penalizohet nga babëzia dhe lukunia e administratës shtetërore. Në fund të fjalës së tij, Berisha theksoi se leximi serioz i raportit dhe marrja e përgjegjësive nga ana e ministrave do i bëj institucionet të jenë në lartësinë e aspiratave më fisnike të shqiptarëve për tu integruar në BE.