Tiranë – Kryeministri Berisha mesazh ngushëllimi homologut kosovar për tragjedinë e Lumit Tisa

Në këtë mesazh Kryeministri Berisha shpreh dhimbjen e tij dhe të qeverisë shqiptare duke u shprehur: “Vdekja tragjike e jetëve të një numri qytetarësh të Kosovës në Lumin Tisa ishte një lajm shokues për mua dhe për qeverinë shqiptare”. Me këtë rast, unë ju shpreh familjarëve të viktimave, ju, qeverisë së Kosovës dhe mbarë popullit të Kosovës ngushëllimet më të sinqerta, simpatinë dhe solidaritetin njerëzor më të thellë. “Unë lutem që shpirtrat e viktimave të kësaj tragjedie të hidhur të gjejnë paqen e merituar dhe familjarët e tyre të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të rëndë”, përfundon mesazhi i kryeministrit Sali Berisha.

Advertisement