Tiranë – Kryeministri Berisha merr mesazh urimi nga homologu sllovak

“Më lejoni t’ju dërgoj urimet e mia të përzemërta për riemërimin tuaj në postin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Republika e Sllovakisë gjithmonë ka mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për një pozitë të qëndrueshme në bashkësi vlerash euroatlantike. Me kënaqësi dua të konstatoj, që vendimi i NATO-s për të pranuar Shqipërinë në radhët e Aleancës u bë edhe me kontributin e Republikës së Sllovakisë. Më lejoni të përfitoj nga ky rast që të inkurajoj personalisht ju dhe kabinetin tuaj qeveritar në ruajtjen e dinamizmit të drejtimit të vendit drejt reformave, të cilat janë parakusht për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian” thuhej në mesazhin e Kryeministrit të Sllovakisë, drejtuar Berishës. “Jam thellësisht i bindur që të gjitha përpjekjet tuaja dhe përvoja e politikanit dhe zyrtarit të shtetit në këtë periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme në miratimin e vendimit historik, fokusohen në përmbushjen e objektivave të synuar në forcimin e stabilitetit politik dhe të sundimit të ligjit, në sigurimin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së shtetasve të vendit tuaj. Mund t’ju siguroj, Kryeministër, që Republika e Sllovakisë ka interes të sinqertë për zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve me Republikën e Shqipërisë, në nivelin dypalësh dhe gjithashtu ndërkombëtar, përfshirë edhe bashkëpunimin e ngushtë në çështjet e integrimit evropian” përfundoi mesazhin e urimit Fico.

Advertisement