Tiranë | Kryeministri Berisha: mbështetje për fermerët shqiptarë

alt

“Mandati i ardhshëm do të shënojë mbështetjen më të fuqishme për fermerët shqiptarë”, garantoi kryeministri Sali Berisha, gjatë një vizite në një fermë të rritjes së pulave në Fushë Krujë. Berisha garantoi dyfishim të prodhimit të mishit të pulës katër vitet që vijnë. “Sot në shkallë vendi prodhimi i mishit të pulës kap shifrën e 70 mijë ton, ku 1200 ton i përkasin kësaj sipërmarrje. Gjatë 4 viteve që vijnë ky prodhim së paku do të dyfishohet dhe ne do të bëjmë gjithçka që të lehtësojmë dhe të ndikojmë fuqishëm në nxitjen e prodhimit”, tha ai. Duke theksuar se investimi në pularinë TIK-TIK kap një shifër prej 4.2 milion euro, Berisha tha se kjo sipërmarrje fillon së shpejti prodhimin e zogjve në inkubator, ndërsa zotohet të dyfishojë dhe numrin e të punësuarve. “Sektori i shpendëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekonominë e sotme në botën e zhvilluar. Ndaj, ne do të mbështesim fuqishëm pularinë për vezë. Sot Shqipëria prodhon rreth 1 miliardë vezë në vit, duke qënë një prodhues i rëndësishëm në rajon e më gjerë. Ne do të bëjmë gjithçka që gjatë 4 vitet që vijnë ky sektor të rritet së paku me 30%, punësimi me 30% dhe të ardhurat me 30%. Këto vite ne kemi investuar më shumë se kurrë dhe në Shqipërinë rurale, sepse infrastruktura moderne, rrugët shkollat, kanalizimet, ujësjellësat etj, janë kushte themelore për funksionimin e ekonomisë në zonat rurale”, theksoi z. Berisha. “Ne po mbjellim në të katër anët drufrutorë. Vetëm pak vite më parë ne hodhëm idenë e mbjelljes së pyjeve me drufrutorë, kjo u duk si tepër e lartë po nuk ishte asnjë më e vërtetë se ajo për ne si thoshte Faik Konica një kopsht shkëmbor në brigjet e Adriatikut”, tha ai.

Advertisement