Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shprehu besim se vendi do të mund të ruajë rritjen ekonomike vetëm duke përmirësuar gjithnjë e më shumë klimën e biznesit dhe të investimeve. Berisha vlerësoi si një arritje të madhe për ekonominë e vendit çertifikimin e QKL-së duke theksuar se çdo produkt i certifikuar ka një pasaportë për të lëvizur pa viza në tregun e vet. “Akordimi i çertifikatës së cilësisë QKL-së është një arritje e madhe, e cila do të ketë impaktin pozitiv në biznesin shqiptar dhe ndërkombëtar, pasi me këtë Qendër kanë një partner dhe ndihmës të shkëlqyer, të certifikuar”, u shpreh kryeministri.