Tiranë | Kryeministri Berisha kërkon bashkëpunim me Ramën për heqjen e imunitetit

berisha-mbledhje-qeverie-

Kryeministri Berisha tha se Edi Rama nuk duhet të dëgjojë këshillin e miliarderëve të partisë, por zërin e socialistëve të thjeshtë dhe të bëjë të mundur heqjen e imuniteti “Ky ligj e bën shumë më transparente administratën publike. Mendoj se me këto ligje vendoset një nga standardet më të mira që ekziston në fushën e konfliktit të interesit dhe kontrollit të pasurive”, u shpreh Berisha. “Duhet miratuar ligji që gjyqtarët të mos kenë imunitet, ligji i Shqipërisë pa imunitetet, ligji që barazon kryeministrin me gjykatësin e qytetarin, ligji që i shton barazi dhe civilitet qeverisë. Unë e ftoj nga kjo mbledhje zotin Rama të votojë heqjen e imunitetit”, tha Kryeministri. “E ftoj zotin Rama të mos dëgjojë më këshillin e miliarderëve të partisë, por zërin e socialistëve të thjeshtë, të mos dëgjojë më nënkryetarin në hije të Partisë Socialiste, që mbron pasuritë e tij nën hijen e imunitetit, të bëjë zgjidhjen midis imunitetit të Tom Doshit dhe interesave të ngushta të socialistit që e voton për 20 vite me radhë. Mos të dalë nga tribuna në tribunë të vajtojë për varfërinë, atë e nxit korrupsioni, nuk them se e ka për veten, se ai s’ka imunitet, por nuk e lë këshilli i miliarderëve, ata janë vendimmarrësit më kryesorë në partinë e tij”, theksoi Berisha.

Advertisement