Në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha theksoi se para nisjes për në Nju York, delegacioni përcaktoi edhe 3 objektivat kryesore: takimet intensive politike, lobimi për njohjen e Kosovës dhe promovimi i Shqipërisë në mediat amerikane. “Veprimtaritë intensive politike ishin për të paraqitur para zyrtarëve më të lartë të Europës dhe botës Shqipërinë, arritjet, përpjekjet dhe vizionin e saj. Drejtimi i dytë ishte lobimi me të gjithë potencialin e mundshëm për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Brenda drejtimit të dytë, shumë e rëndësishme ishte është organizimi i Forumit të Parë Amerikan për biznesin në Shqipëri, që u mbjat pikërisht në Nju Jork, kryeqytetin botëror të biznesit dhe afarizmit. Drejtimi i tretë, ishin takimet intensive me drejtuesit kryesorë të koorporatave të këtij qyteti të madh, të cilët ishin të interesuar në energji, minierat, HI TECH, etj. Por po aq e rëndësishme është edhe paraqitja në media, për të paraqitur Shqipërinë, arritjet, përpjekjet e saj para publikut amerikanë, nju- jorkez dhe të gjithë botës përmes medias botërore”, është shprehur kryeministri Berisha.


