Tiranë | Kryeministri Berisha i drejtohet opozitës: interesat personale nuk ju lënë të bashkëpunoni

Saturday, January 17, 2026

Gjatë fjalimit të tij kryeministri pohoi se ai dhe qeveria e tij do të bëjnë gjithçka që integrimi të jetë proces i pakthyeshëm. “Opozita e miliarderëve voton kundër rritjes së pensioneve, kundër uljes së taksave, ndihmës ekonomike. Këta zotërinj nuk kanë bllokuar vetëm ligjet me 3/5-at, por kanë votuar kundër të gjitha ligjeve të votuara në këtë sallë. Sepse e keqja juaj është e mira e tyre, ata duan të fërkojnë duart me varfërinë, pensionet tuaja të ulëta e izolimin tuaj. Unike në historinë e Europës që një opozitë nga mëngjesi deri në darkë lufton kundër vizave si përpjekja më diabolike që u bë, për të justifikuar turpin e tyre kur vetë lëvizin me pasaporta diplomatike”, tha Berisha. Duke iu drejtuar deputetëve socialistë kryeministri rikonfirmoi bashkëpunimin. “Mbetem konstruktiv mbi parimet por jam i bindur se nuk ju lë kryetari, i cili ka interesa personale. Unë nuk kam asgjë me asnjë nga fëmijët, por kur ata manifestojnë sjelljen e etërve komunistë, për këtë reagoj. Kryetari juaj i thotë “jo” gjithë botës dhe bën letra të pështirosura. Nëse doni të uleni për reformën zgjedhore apo të rregullores jam dakord. Harrojeni ju dhe Rama që atë që s’merrni dot me votë, ta merrni me tryezë”, u shpreh kryeministri gjatë replikave me deputetët socialistë. “Qeveria është e vendosur për konsensus në komisionin e reformës zgjedhore. Nëse nuk doni, hartoni të gjitha amendamentet, çojini në Komisionin e Venecias dhe hajde t’i miratojmë. Sa për rregulloren e Kuvendit, nuk do të ndodhë kurrë që të eliminojmë parlamentarizmin. Ne, nuk ju diktojmë asgjë, por kjo është oferta jonë. 2013 vjen shumë shpejt dhe ne do t’ju japin 313 mijë vota më pak. Vazhdoni bërtisni, rroftë kryetari”, përfundoi fjalën e tij Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -