Tiranë | Kryeministri Berisha falenderon Ramën që nuk kandidoi si deputet

alt

“Ju paraqitët serialin e akuzave, ndërsa ne kemi bërë gjithcka për avancimin e këtyre reformave. Para se të arrihej marrëveshja lidershipi i tyre rreshtoi dhjetëra kërkesa për rregulloren e parlamentit. Duke qenë të bindur se kjo rregullore është e standarteve më të mira demokratike, qëndrimi ynë ishte se ne pranojmë të shqyrtojmë rregulloren duke adaptuar nen për nen një rregullore me model si ajo e Parlamentit Europian. Pati refuzim për një kohë të caktuar, më së fundi opozita e pranoi, votoi këtu një vendim parlamenti, po cili është qëndrimi mbrapa. Akti i parë i tyre është shkelja e marrëveshjes, kërkojnë që kryeministrit t’i kufizohet koha, që të mos marrë fjalën sa herë ia njeh ligji, kjo është shkelje e hapur e Kushtetutës. Duan që kryeministri të jetë i barabartë me kryetarin e minorancës”, tha Berisha Sipas kryeministrit Rama do t’ja vëjë kufirin tek thana, pasi vetë nuk është deputet. “E falenderoj Ramën që nuk kandidoi si deputet, ngaqë nuk vjen dot në parlament ai kërkon të më vendosë kufirin tek thana. Ne kemi pranuar cdo propozim por nuk mund të prekim parimet themelore”, tha ai. Kreu i qeverisë, e cilësoi këtë si një tjetër përpjekje të opozitës për të bllokuar statusin kandidat në BE, ndërsa ju kujtoi se do jenë shqiptarët ata që do gjykojnë opozitën për këtë veprim. “Doni me cdo kusht të bllokoni statusin kandidat në BE. Ne nuk ju lutemi, tentuat ta bllokoni duke lënë bosh sallën e Kuvendit, duke bllokuar sheshe dhe godina. Si të doni, si të dëshironi, doni të ecni përpara mirë, s’doni verdiktin do e japin shqiptarët në 2013-ën”, tha Berisha. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS-së,Gramoz Ruçi i cili sqaroi qëndrimin e opozitës lidhur me rregulloren e Kuvendit, duke theksuar se nuk kërkohet kufizimi i kohës së kryeministrit, por synohet që ai të mos jetë zëri i vetëm i Parlamentit. “Nuk kërkojmë kufizimin e kohës së kryeministrit. Kërkesa jonë është që kryeministri të mos jetë zëri i vetëm i Parlamentit, që opozita t’i përgjigjet kryeministrit. Në cilin parlament të botës bëhet kjo që doni ju? Ju keni tmerr, prandaj nuk bëni ndryshime në Kodin Elektoral, keni frikë të dënoni komisionerët që janë në KQZ e që manipulojnë zgjedhjet”, deklaroi Ruçi.

Advertisement