Tiranë | Kryeministri Berisha: eksportet dhe investimet janë trefishuar

berisha-mbledhje-qeverie-

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria ka trefishuar eksportet dhe investimet dhe taksat e ulta kanë pasur një rezonim të suksesshëm në biznesin ndërkombëtar. “Ishte kjo jehonë që qëndronte pas interesit të madh të investitorëve për të investuar në vendin tonë. Reforma i ka dhënë këtij vendi pasaportën e shkëlqyer të biznesit, për të cilën kishte nevojë jetike” tha Berisha. Ndërsa i është referuar vizitës së tij në Izrael, kreu i qeverisë theksoi se mes dy vendeve do të ketë një bashkëpunim të ngushtë dhe të gjithanshëm. “Kryeministri Netanjahu më garantoi mua se qeveria e tij do të inkurajojë, mbështesë një bashkëpunim të gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Izraelit në fushën ekonomike, turizëm, në bujqësi, teknologji të lartë, infrastrukturë, energji, ujëra” shtoi Berisha, Sipas tij, investitorët izraelitë janë të interesuar për koncesionet e HEC-ve, për bashkëpunim në turizëm, gaz e miniera dhe në menaxhimin e ujërave. Ai ka theksuar se gjatë një takimi të rëndësishëm me biznesin iu ka bërë këtyre të fundit një ekspoze të potencialeve të Shqipërisë dhe të vizionit të këtij vendi. “I njoha të ftuarit për vendosshmërinë e kësaj qeverie për zhvillimin jeshil, për kthimin e vendit në një superfuqi të vogël energjitike në rajon. Kompanitë izraelite që punojnë në Shqipëri dhe kanë përfituar edhe koncesione ishin edhe avoketrit më të mirë të potencialeve të Shqipërisë në Izrael” ka theksuar Berisha.

Advertisement