Tiranë | Kryeministri Berisha: ekonomia është rritur mbi përcaktimin e FMN-së

“Rritja ekonomike e tremujorit të dytë është e tillë, pasi ekonomia doli nga një plogështi, e diktuar deri diku nga dimri i egër, i paparë në 35 vitet e fundit. Rritja ekonomike në tremujorin e dytë ishte me rreth 2.1%. Nuk them se është rritja më e mirë që ne presim, por e rëndësishme është që ekonomia dëshmoi vitalitetin e saj dhe që përkthehet me rritje. Presim rritje në tremujorin e tretë, kur është dhe bumi turistik. Gjithsesi, kjo është një rritje më e madhe se sa ajo që përcakton FMN si rritje vjetore”, deklaroi kryeministri në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.  

Advertisement