Tiranë | Kryeministri Berisha akuza ndaj Topit dhe Spahiut

“Ka qenë një nga ngjarjet më të dhimbshme atentati ndaj zotit Konomi, i akuzuari kryesor ishte Topi juaj në rrjetë. Nuk kam asnjë fakt, por Topi juaj u përfol si një nga njerëzit që kishte dashur të grabiste tokat në atë zonë me lejtnantët e vet dhe e pat shumë të vështirë kur shkoi në familje.” Ndërsa, sipas Berishës, gjykatësi i Ilir Xhakjas, njeriu që vrau kryekomisarin e Shijakut, ishte thirrur në KLD për ta liruar. Reagimi i Berishës erdhi pas deklaratës së kreut të grupit të PS, Gramoz Ruci, që duke iu referuar propozimeve të PS për gjyqësorin, theksoi se drejtësia nuk ka dhënë asnjë përgjigje për krimet e bujshme në vend. “Propozimet e PS janë substanciale, për të siguruar luajalitetin dhe disekuilibrin që është vendosur në organet e drejtësisë dhe kërkojnë konsensus politik. Por politika e nuk jep se do të mbajë të kapur sistemin e drejtësisë të varur. Duruam shumë, asnjë përgjgije që kur u vra deputeti Xhindi, kryekomunari, gjyqtari Skerdilajd Konomi. Sot e kësaj dite asnjë përgjigje dhe ja ku erdhëm. 158 të vrarë vetëm në 3 muaj bëjnë apel, kush e ka radhën, fëmijët?”. Ruci gjithashtu akuzoi mazhorancën për lidhje me Ilir Xhakja, vrasësi i cili pak ditë më parë në Shijak, ekzekutoi Komisarin e Policisë. Sipas Rucit, Xhakja është shfrytëzuar për të mbledhur vota nga mazhoranca në kohë fushate. “Ilir Xhakja, që deri dje e përdorje për të mbushur shportën elektorale, sot mundohesh t`ia faturosh opozitës. Më kot mundohesh. Ai guxoi ngriti dorë në mes të ditës ndaj uniformës së shtetit sepse ju e mbrojtët”, tha Ruçi.