Tiranë | Kreu socialist Rama takohet me kreu e delegacionit të PE, Kukan

Saturday, January 17, 2026

Gjatë këtij takimi Kukan, në emër të delegacionit të Parlamentit Europian, përshëndeti hapat e ndërmarrë nga Partia Socialiste në drejtim të fillimit të punës për reformën zgjedhore, reformën parlamentare, shqyrtimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar si edhe procesin e nisur tashmë për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit. Nga ana e tij kryesocialisti garantoi delegacionin e Parlamentit Europian mbi vullnetin e palëkundur të opozitës shqiptare për të ushtruar të gjithë përgjegjësitë në funksion të përmbushjes së 12 prioriteteve të identifikuara nga Bashkimi Europian në lidhje me aplikimin e vendit tonë për anëtarësim në BE. Sakaq anëtarët e delegacionit, njëkohësisht pjesëtarë të grupit parlamentar të partive popullore në Parlamentin Europian, shprehën keqardhjen e tyre dhe u distancuan nga deklaratat e fundit të kreut të grupit parlamentar EPP, Joseph Daul, në adresë të Kryetarit të Partisë Socialiste dhe opozitës shqiptare. Delegacioni i Parlamentit Europian ndodhet në Shqipëri për takimin e radhës BE-Shqipëri, të Komitetit Parlamentar për Stabilizim-Asociimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -