Tiranë – Kreu opozitar Rama takohet me kryeprokuroren për padinë e Kadriovskit

Në takim kryesocialisti Rama ka shprehur shqetësim për kërcënimet që kishin ardhur në adresë të tij dhe deputetit të qarkut të Beratit Erion Braçe. Një ditë më parë Deputeti i PS, Erjon Braçe dorëzoi në prokurori një padi ndaj Daut Kadriovskit pasi ky i fundit e kishte kërcënuar atë dhe kryetarin e PS-së Edi Rama. Ndërkohë më herët deputeti Braçe theksoi se në adresë të tij dhe të Ramës kishte ardhur një cd ku Kadriovski akuzonte Ramën dhe Braçen si përdorues dhe trafikantë droge. Ndërkohë dy ditë më parë kreu i PS-së Rama dhe deputeti Braçe zhvilluan një takim edhe me kreun e shtetit Bamir Topi të cilit i kërkuan të ndërhyjë për të çuar në zbardhjen e shantazhuesve dhe autorëve të CD-së që është nisur nën emrin e Daut Kadriovski.

Advertisement