Tiranë | Kreu i SHISH merr çertifikatën e Sigurisë

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi është pajisur me çertifikatë sigurie, bëri të ditur Kreu i Komisionit të Sigurisë dhe Nënkryetari i këtij Komisioni. Braho bëri të ditur se marrja e kësaj certifikate i hap rrugë seancës dëgjimore me Kreun e SHISH. “Nga aplikimi që ka bërë në drejtorinë përkatëse është pajisur me çertifikatë, do të parashikohet që brenda ditëve që do të vijnë, të vijë të raportojë në Komisionin e Sigurisë, ashtu sikundërse komisioni ka marrë përsipër që të ushtrojë një kontroll mbi veprimtarinë e SHISH-it për vitin e kaluar. Ne nuk do të kontrollojmë makinën e drejtorit, por do të kontrollojmë zyrat dhe çka mbajnë zyrat brenda”, tha Kreu i Komisionit të Sigurisë. Në fillim të muajit mars, kryetari i SHISH nuk mundi të raportojë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare mbi disa përgjime të supozuara në radhët e politikanëve dhe drejtuesve të policisë e institucion, për shkak se i mungonte çertifikata e sigurisë.

Advertisement