Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet pasditen e sotme për të vijuar shqyrtimin e listave shumëemërore të partive politike të regjistruara për zgjedhjet e 23 qershorit. Akti që do të shqyrtohet sot parashikon miratimin e listave të 23 partive, si Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Partia Ballit Kombëtar, Partia G99, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, etj. Rendi i ditës i mbledhjes së sotme të KQZ-së nuk përfshin sërish diskutimin e listave shumëemërore të dy partive të mëdha Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Një ditë më parë KQZ miratoi me 4 vota pro projektvendimin “Për miratimin e listave shumemërore të partive politike të regjistruara në KQZ-së, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga 31 parti politike të cilat kanë paraqitur listat shumëemërore miratoi listat e 23 partive politike ndërsa vendosi të kthejë për plotësim të këtyre listave për 8 parti politike. Tabela e mëposhtme paraqet në mënyrë të detajuar listat shumëemërore të partive të miratuara dhe listat shumëemërore që duhet të plotësohen nga partitë politike brenda datës 12.05.2013.
Lista e partive politike që u shqyrtuan në mbledhjen e djeshme.
1. Partia Socialiste e Vërtetë ’91 (u miratua)
2. Partia Ambientaliste (u miratua)
3. Partia e Punës së Shqipërisë (u miratua)
4. Partia e Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (u miratua)
5. Partia Agrare Ambientaliste (u miratua)
6. Partia Ardhmëria Shqiptare (Te kthehet per plotesim te listave shume emerore ne qarkun e Tiranes)
7. Partia Arbënore Kombëtare (Te kthehet per plotesim te listave shume emerore ne qarkun e Durresit, Beratit, Tiranes)
8. Partia e Pajtimit Kombëtar (Te kthehet per plotesim te listave shume emerore ne qarkun e Elbasanit, Tiranes)
9. Partia Socialiste e Moderuar (u miratua)
10. Partia e Bashkimit Republikan Shqiptar (u miratua)
11. Partia e Alenca Barazi dhe Drejtësi Europiane (u miratua)
12. Partia Republikane Shqiptare (u miratua)
13. Partia Tolerenca e Re e Shqipërisë (u miratua)
14. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare (u miratua)
15. Partia Balli Kombëtar Demokrat (u miratua)
16. Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar (u miratua)
17. Partia e Gjelbërt (Te kthehet per plotesim te listave shume emerore ne qarkun e Vlores)
18. Partia Komuniste Shqiptare (Te kthehet per plotesim te listave shume emerore ne qarkun e Elbasanit)
19. Partia e Çështjeve Shqiptare (u miratua)
20. Partia Ligj dhe Drejtësi (Te kthehet per plotesim te listave shume emerore ne qarkun e Tiranes, Fierit)
21. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (u miratua)
22. Partia Konservatore (Te kthehet per plotesim te listave shume emerore ne qarkun e Tiranes)
23. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë (u miratua)
24. Partia Aleanca Popullore (u miratua)
25. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve (u miratua)
26. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve (Te kthehet per plotesim te listave shume emerore ne qarkun e Elbasanit, Vlores)
27. Partia e Drejtave të Mohuara (u miratua)
28. Partia Rruga e Lirisë (u miratua)
29. Partia Shqiptare “Atdheu” (u miratua)
30. Partia Lëvizja e Legalitetit (u miratua)
31. Partia Fryma e Re Demokratike (u miratua)