Tiranë | KQZ vendos përdorimin e kamerave për numërimin e votave në zgjedhjet e pjesshme

KQZ vendosi përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve (ekranëve), për shfaqjen e fletëve të votimin, në vendin e numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme të datës 1 shtator. Komisioni Qendror i Zgjedhjevenë mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro: Projektvendimin “Për përdorimin e kamerave rregjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vëndet e numërimit të votave për zgjedhjet e pjesëshme për kryetar komune të datës 1 Shtator 2013”. Ky proces është përdorur edhe në zgjedhjet pararendëse dhe tashmë KQZ disponon pajisjet kryesore të nevojshme për realizimin e tij.

Advertisement