Tiranë – KQZ shtyn për nesër vlerësimin e listave të kandidatëve për deputetë të PD dhe PS

Për këtë arsye, nuk dihet ende qëndrimi që do të mbajë Komisioni Qëndror Zgjedhor në lidhje me shkeljen e afateve kohore të dorëzimit të listës së kandidatëve nga Partia Socialiste, pra, nëse do ta pranojë listën e saj apo jo, pasi PS në fakt e shkeli afatin zyrtar të përcaktuar nga KQZ për dorëzimin e saj. Në rendin e ditës të mbledhjes së sotme të KQZ-së, ishte parashikuar shqyrtimi i projekt-vendimit: “Për mbledhjen, administrimin dhe publikimin e informacionit për procesin e numërimit të votave për zgjedhjet për Kuvendin 2009” , si dhe shqyrtimi i projekt – vendimit: “Për kohën e transmetimit për partitë politike në TV Publik”. Ndërkaq, Genc Gjonçaj, përfaqësuesi socialist në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, i cili dorëzoi dhe listën e 140 kandidatëve tha se vonesa ishte për “shkaqe teknike”. Konkretisht sipas tij vonesat kishin të bënin me plotësimin e dokumentacionit të dosjes së secilit prej kandidatëve për deputetë.

Advertisement