Ky referendum, do të kishte për synim rinumërimin ose jo të fletëve të votimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit. Grupi nismëtar kishte argumentuar në kërkesën e vet, se një referendum i tillë do t’i jepte fund krizës politike, si një cështje e një rëndësie të vecantë për vendin. Nga 6 anëtarë të pranishëm, dy votuan pro kërkesës, kurse katër anëtarë të tjerë të Komisionit, votuan kundër. Në argumentin e shumicës së anëtarëve të KQZ-së, kërkesa e dorëzuar nga një grup qytetarësh nga Tirana është “e pambështetur në ligj”.


