Një fakt i tillë është konfirmuar zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e parë për shtyp të tij ditën e sotme. Sipas zëdhësit të këtij institucioni, Leonard Olli, ka patur prani të plotë komisionerësh në qendrat e votimit, me raste sporadike vonesash të tyre, por që nuk kanë lidhje me mosparaqitjen e tyre. “Mund të themi se çdo gjë ka ecur normalisht dhe ka përfunduar shpërndarja e bazës materiale”, tha ndër të tjera Olli. “I vetmi shqetësim ka qenë mungesa e bojës matrikuluese për të vulosur dokumentat, por kanë qenë të pakta këto raste dhe sporadike”, shtoi ai. Më pas, Olli ka sqaruar se KQZ ka marrë të gjitha masat që të çojë bojë në vendet ku ajo mungon që të të ecë procesi normalisht. “Nuk kemi shqetësime në këtë moment”, ka përfunduar fjalën e tij përfaqësuesi i KQZ-së.

Advertisement