Tiranë | KQZ pritet të miratojë ndarjen e mandateve

kqz1-300x186

Sipas përfaqësuesve ligjorë mosarritja e kuorumit të cilësuar, 5 me 2 mund të pasojë mosmiratimin e 55 mandateve të reja për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit. Në rast se do të ndodhte kjo, instanca e vetme që i jep zgjidhje problemit është Kolegji Zgjedhor. Në këtë rast Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do t’i duhet t’i drejtojë një kërkesë Kolegjit, dhe në varësi të vendimit të Kolegjit, këtij të fundit i takon sipas Kodit Zgjedhor të urdhërojë KQZ-në të miratojë mandatet e Këshillit Bashkiak me shumicë të thjeshtë, pra vetëm me katër votat e anëtarëve të mazhorancës në KQZ, nga shtatë anëtarët që ka institucioni zgjedhor. Në zgjedhjet administrative të 8 Majit, koalicioni qeveritar “Aleanca për Qytetarin” siguroi shumicën e vendeve në Këshillin Bashkiak të Tiranës kundrejt koalicionit opozitar “Aleanca për të Ardhmen”. “Aleanca për Qytetarin” fitoi 28 këshilltarë, ndërkohë që “Aleanca për të Ardhmen” 27 këshilltarë.

Advertisement