Tiranë | KQZ padit katër numërues

Tuesday, December 16, 2025

Pas kёrkesёs ankimore tё ngritur nga partia Bashkimi Demokrat, ku kjo parti kishte marrё zero vota, u vendos rinumërimi. Rezultoi se kjo forcё politike kishte 128 vota, Partia Socialiste 54 nga 150 vota dhe Partia Demokratike 33 vota nga 96 të tilla. Nisur nga këto të dhena KQZ miratoi ribёrjen e tabelёs dhe reflektimin e ndryshimit nё tabelёn e rezultatit. Po sot, Komisioni Qёndror i Zgjedhjeve ka shpёrndarё mandatet pёr disa kёshilltarё tё Bashkive dhe komunave. Koalicioni “Aleanca pёr tё Ardhmen”, ka marrё 7 mandate dhe “Aleanca pёr tё Qytetarin” 10, nё Bashkinё e Fierit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tё mblidhet nё orёn 18.00, ku pritet tё votohet rezultati i dalё nga numёrimi i 26 kutive me vota tё kontestuara pёr Bashkinё e Tiranёs. Deri mё tani, me kutitё e numёruara mё parё me vota tё hedhura nё kutinё e gabuar, Lulzim Basha ёshtё 78 vota pёrpara rivalit tё tij Edi Rama.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -