Tiranë | KQZ nis hapjen e kutive, dy vota pro kandidatit Basha

alt

Kryekomisioneri Arben Ristani urdhëroi që këto dy vota të futen në një zarf më vete. Dy votat e gjetura pro Bashës kanë ashpërsuar debatin brenda KQZ-së, pasi nënkryetarja e institucionit Dëshira Subashi kërkoi të hapen edhe votat e kontestuara në favor të Edi Ramës. Subashi e cilësoi leximin e këtyre fletëve të paligjshëm. Ajo tha se fletët e votimit që po numërohen nuk janë të kontestuara, pasi sipas saj ato nuk kanë mbrapa shënimin nga komisionerët e KZAZ-së që i kanë numëruar. Por, kryekomisioneri Ristani tha se “Fletët e votimit janë të rregullta, pasi kanë të dyja vulat”. Ndërkaq kreu i KQZ-së tha se në kutinë 1759 janë edhe dy fletë në favor të Partisë Republikane, dhe Demokracisë Sociale. Ndërkohë mes fletëve u gjet edhe një fletë e vlefshme për kandidatin për Këshillin e minibashkisë në favor të Partisë Socialiste. Këto fletë me urdhër të kreut të KQZ-së u futën në një zarf më vete. Ndërkohë pritet që këto vota të shtohen në tabelën përmbyllëse për rezultatin pë kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Advertisement