Tiranë – KQZ miraton tabelën përmbledhëse të Beratit

Tabela përmbledhëse është miratuar për 129 qendra votimi nga 130 gjithsej të Beratit. Kjo pasi KZAZ numër 2 e qarkut të Beratit e ka shpallur një qendër votimi të pavlefshme. Partia Socialiste ka kundërshtuar dhe ka deklaruar se kutia nuk mund të shpallet e pavlefshme pasi është marrë në dorëzim dhe është numëruar. Në këto kushte ata kërkuan që rezultatet e kësaj qendre ti bashkangjiten tabelës së 129 qendrave dhe tabela përfundimtare të kalojë për miratim. Kjo kërkesë u kundërshtua nga anëtarë të Partisë Demokratike në KQZ si dhe nga kryetari Arben Ristani, të cilët kanë pretenduar se shpallja e kësaj kutie është e ligjshme. Ristani u tha socialistëve të ankimojnë vendimin e sotëm.