Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot unanimisht nxjerrjen e rezultatit te votimit per zonat zgjedhore qarku Kukes, Diber, Korce, Berat dhe Vlore. Per qarkun e Kukesit u miratuan rezultate e 3 ZAZ-ve, per qarkun e Dibres rezultatet e 3 ZAZ-ve dhe per qarkun e Korces u miratua rezultati I 8 ZAZ-ve. Ne qarkun e Beratit ne tabelen perfundimtare nuk eshte perfshire nje Qender Votimi pasi qe ne marrjen ne dorezim eshte cilesuar si e parregullt, cka eshte verifikuar edhe nga administrat e KQZ-se. Ndersa ne tabelat e qarkut Vlore nuk eshte perfshire Qendra e Votimit 4722 e ZAZ-se 89 pasi ne kete qender ne daten 23 qershor nuk jane zhvilluar zgjedhjet. Ne qarkun e Beratit koalicioni Aleanca per Shqiperine Europiane mori 73,9% te votave nga te cilat PS perfitoi 4 mandate dhe LSI 2 ndersa koalicioni Aleanca per Punesim Mireqenie dhe Integrim perfitoi 25,2% te votave duke perfituar 2 mandate. Ne qarkun e Dibres koalicioni i majte perfitoi 49,6% te votave perkthyer ne 2 mandate per PS-ne dhe 1 per LSI-ne dhe koalicioni i djathte 46,9% te votave ose 3 mandate per PD-ne. 5 mandate ka marre PD ne Korce dhe 7 mandate te majtet, respektivisht 6 per PS-ne dhe 1 per LSI-ne. Kukesi ka votuar blu duke i dhene demokrateve 3 mandate dhe socialisteve 1 mandat. Qarku i vlores ka votuar majtas duke i dhene 6 mandate PS-se, 1 LSI-se dhe 1 PBDNJ-se nderkohe qe ne kete qark PD mori 3 mandate dhe PDIU 1 mandat. Tashme ajo qe pritet eshte shpallja e rezultatit zyrtar dhe certifikimi i tij.