“Do të jenë dhjetë kamera dhe dhjetë monitorë, që do të përdoren për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave” theksuan ekspertë të zyrës juridike të KQZ-së. Gjithashtu, komisioni zgjedhor miratoi dhe modelin e vulës së KZAZ-së, modelin e vulës së kryetarit të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe modelin e vulës së Komisionit të Qendrës së Votimit. Zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit do të mbahen në pesë njësi vendore të vendit, pas mbetjes vakante të postit të kryetarit të këtyre njësive, të cilët kanë fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit.