Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli theksoi se komisionerët e PS janë duke përdorur mikrokamera krejtësisht të paligjshme që po krijojnë incidente dhe po intimidojnë zgjedhësit. “Po përdoren llampa me ndricim ultravioletë për identifikimin e kartave të identitetit dhe mikrokamera. Nga informacionet që ne kemi, përdorimi i këtyre elementëve po krijon incidente të rënda. I kërkojmë anëtarëve në komisione të zbatojnë rregulloren, ndryshe KQZ do të reagojë me ashpërsi” u shpreh Olli. KQZ bën të ditur se në rast të moszbatimit të këtij urdhëri do të procedohet penalisht ndaj këtyre komisionerëve.