Tiranë – KQZ debate për listën e personave pa pasaportë

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani ka dalë kundër kërkesës së Lazaj me argumentimin se mungesa e listës me shtetasit që nuk janë të pajisur me pasaportë nuk pengon punën e Komisionit dhe se kodi zgjedhor nuk përcakton afate kohore për dërgesën e kësaj liste. Ndërkohë nënkryetarja Dëshira Subashi dhe anëtari tjetër Varfi, e kanë mbështetur kërkesën e Lazaj. Subashi u shpreh se për të gjitha këto veprime do të vihen në dijeni institucionet ndërkombëtare. Mësohet nga shkresa dërguar së fundmi nga Ministria e Brëndshme se numri i shtetasve pa pasaportë është rreth 400 mijë.

Advertisement